Edlira Përfundi
Zj. Edlira Përfundi ka lindur në qytetin e Gramshit më 17 Prill 1985.
Që prej Janarit të vitit 2022 zj. Përfundi mban pozicionin e Drejtorit në “Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik” pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Zj. Përfundi ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” dhe është diplomuar me rezultate shumë të mira në degën Financë dhe Kontabilitet. Gjithashtu ajo ka ndjekur trajnime të avancuara në fushën e saj profesionale me fokus zhvillimin e sektorit financiar, administrimi i aseteve si dhe përgatitja e strategjive financiare. Është në proçes për të marrë titullin “Kontabël i Miratuar”.
Zj. Përfundi ka një përvojë pune disa vjeçare në administrim dhe menaxhim si në administratën publike ashtu edhe në sektorin privat. Karrierën e saj profesionale si financiere e ka filluar në sektorin privat nga viti 2008 deri në vitin 2014. Më pas ka kontribuar me disa detyra në administratën publike. Nga viti 2014-2018 pranë Ministrisë së Zhvillimit, Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Në vitet 2018-2020 ka shërbyer si Drejtor në “Ndërmarrjen Industriale Nr.1” pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Në vitin 2021 pranë Departamentit Rregullator dhe Përputhshmërisë në Kryeministri.
Zj. Edlira Përfundi eshtë e martuar dhe nëna e një djali.