Administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, pronë shtetërore të ndodhura në territorin e R.SH-së dhe jashtë saj, të cilat janë nën përgjegjësi administrimi nga kjo drejtori. Siguron kushte të përshtatshme qëndrimi dhe ushtrimi të veprimtarisë së Trupit Diplomatik të akredituar në RSH-së, si dhe trupit diplomatik të RSH-së të akredituar jashtë vendit.
Plotësimi i kërkesave për mjedise pune dhe ambjente komode banimi për Përfaqësitë e huaja dhe Trupin Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë si Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, Ambasada e Francës, Ambasada e Republikës Popullore të Kinës, Ambasada Bullgare, Ambasada e Republikës Sllovake, zyra e përfaqësisë së Ambasadës Algjeriane, në godinat pronë e shtetit shqiptar të administruara nga DSHTD-ja, në rrugën “Skënderbej”.
OBJEKTI I DSHTD
Plotësimi i kërkesave për mjedise pune të organizatave, projekteve dhe fondacioneve të huaja, të rëndësishme, të cilat kryejnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri, siç janë: GIZ, UN Women, Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHA), USAID, Swiss Contact, Mott MacDonald, Fondacioni Mary Ward Loreto.
Ky institucion ju ofron një bashkëpunim afatgjatë, partneritet me kontribut reciprok përherë e në rritje në përmirësimin e kushteve, shërbimeve cilësore ndaj klientit.
Administrimi dhe mirëmbajtja e ambasadave (godinat) pronë e shtetit shqiptar në administrim të DSHTD-së në New York, Uashington, Stokholm, Bruksel, Athinë dhe Romë.