Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Specialist i Ligjshmërisë dhe Kontratave

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

NJOFTIM 

                                “Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës  Specialist i Ligjshmërisë dhe Kontratave në Sektorin Juridik dhe të Prokurimeve në DSHTD.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë kryer studimet në Fakultetin e Shkencave Juridike ( Diplomë e integruar e nivelit të dytë)
  2. Të ketë eksperiencë pune 5 vjecare në Administratën Shtetërore
  3. Të ketë njohuri shumë të të mira të gjuhës angleze dhe paketës Office

Preferohet

  1. Të ketë përvojë pune në konsulencë ligjore në administratë shtetërore apo subjekte private
  2. Kohëzgjatja e eksperiencës së punës në administratën shtetërore ka prioritet në vlerësimin e kandidatëve

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer
  4. Fotokope të kartës së identitetit

 

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 20. 06.2024.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, [email protected]

Postime te tjera