Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Specialist Inxhinier Preventivues

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

NJOFTIM 

                                “Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Specialist Inxhinier Preventivues në Sektorin e Planifikimit dhe Financës në DSHTD.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fakultetin e Inxhinierisë
  2. Të ketë eksperiencë  pune mbi 3 vjet në administratë shtetërore
  3. Të ketë njohuri të gjuhës angleze, dhe programeve kompjuterike Word, Exel, Autocad.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer
  4. Fotokopje të kartës së identitetit

 

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 16.09.2024.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, [email protected]

Postime te tjera