Specialist i Çështjeve Gjyqësore, në Sektorin Juridik dhe Përputhshmërisë

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

NJOFTIM 

“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Specialist i Çështjeve Gjyqësore, në Sektorin Juridik dhe Përputhshmërisë, pranë Drejtorisë Juridike, të Përputhshmërisë dhe Prokurimeve, në DSHTD.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë
  2. Të ketë 2 vjet eksperiencë pune
  3. Të ketë njohuri të mira të një gjuhe të BE-së.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer
  4. Fotokope të kartës së identitetit

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Sekretari Arkivës, pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse të DSHTD-së, brenda datës 30.09.2022.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, [email protected]

Postime te tjera