“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”
Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Specialist i Çështjeve Gjyqësore, në Sektorin Juridik dhe Përputhshmërisë, pranë Drejtorisë Juridike, të Përputhshmërisë dhe Prokurimeve, në DSHTD.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë kryer studimet në Fakultetin e Drejtësisë
- Të ketë 2 vjet eksperiencë pune
- Të ketë njohuri të mira të një gjuhe të BE-së.
Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:
- Kërkesë
- Curriculum Vitae
- Diplomën e arsimit të kryer
- Fotokope të kartës së identitetit
Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Sekretari Arkivës, pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse të DSHTD-së, brenda datës 30.09.2022.