Administrimi dhe mirëmbajtja e pasurive, të luajtshme e të paluajtshme, pronë shtetërore, të cilat:
- janë në përdorim për trajtimin e trupit diplomatik të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë;
- shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë.
- të njëjtat shërbime, që D.SH.T.D-ja kryen për Trupin Diplomatik, mund t’ua ofrojë edhe subjekteve, shtetërore ose private, shqiptare, si veprimtari dytësore, por që i shërbejnë objektit kryesor të veprimtarisë së saj, pa penguar veprimtarinë kryesore të saj.