“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”
Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Lulishtar në Grupin e Shërbimeve në DSHTD.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm
- Të ketë njohuri pune si lulishtar
- Të ketë eksperiencë pune 2 vjecare
Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:
- Kërkesë
- Curriculum Vitae
- Deftesën e arsimit të kryer
- Fotokopje të kartës së identitetit
- Fotokopje të librezës së punës
Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Sektorin e Administratës, në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 29. 05.2025.