DSHTD ushtron veprimtarinë e saj bazuar në LIgjin nr. 7582, datë 13.07.1992, i ndryshuar “Për ndërmarrjet shtetërore” si më poshtë:
Neni 18
1. Organi drejtues i ndërmarrjes shtetërore është Këshilli Drejtues.
2. Këshilli Drejtues është organ kolegjial që realizon drejtimin e veprimtarisë së ndërmarrjes shtetërore.
Neni 20
Këshilli Drejtues ka të gjitha atributet për të vepruar në emër dhe për llogari të ndërmarrjes.
Ai ushtron të drejtat e tij duke respektuar dispozitat ligjore në fuqi.
Gjithashtu vendimet kryesore të Këshillit Drejtues, (struktura organizative, struktura e pagave, statuti, plani ekonomiko – financiar, etj), miratohen nga Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme.