Apartament 5+1, ap.7 në godinën nr. 8/2 në katin e IV (katërt)

Sipërfaqe:

265 m²

Tipi i Pronës:

Apartament për banim ose për zyrë

Përbërja e pronës:

5 (pesë) dhoma, 1 (një) kuzhinë e kompletuar, 2 (dy) tualete dhe ballkonet

Vendodhja e pronës:

Rruga “Skënderbej”

Ofrohet për qira një apartament komod, me sipërfaqe 265 m², i ndodhur në pallatin nr. 8/2, kati i IV-rt (katërt) në rrugën “Skënderbej”, Tiranë.  Apartamenti ka në përbërje të tij: pesë dhoma, një kuzhinë të pajisur me elektroshtëpiaket kryesore, dy tualete dhe ballkonet.
Apartamenti ka të instaluar kondicioner në secilën nga dhomat, për ngrohjen dhe ftohjen e ambienteve. Gjatë stinës së dimrit ofrohet ngrohja nga sistemi qëndror me kaldajë . Gjithashtu furnizimi me ujë ofrohet falas.

Ёshtë me rëndësi të përmendim mirëmbajtjen e godinës dhe apartamentit nga ana e DSHTD-së dhe zonën e qetë e të sigurt ku është e lokalizuar godina.