Parking-Courier Employee in the Human Resources and Administration Sector, within the Support Services Directorate.

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

ANNOUNCEMENT

“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës, Punonjës parkimi-korrier në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Administrimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse.

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë diplomën e shkollës së mesme e përgjithshme ose profesionale.
  2. Të ketë eksperiencë pune 2-vjeçare.           

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të mesëm

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Protokollit, pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik, brenda datës 28.10.2022.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, [email protected]

Related posts