Apartament 4+1, ap.1 në pallatin nr. 6/1, kati i I-rë (parë).

Sipërfaqe:

163.48 m²

Tipi i Pronës:

Apartament për banim ose për zyrë

Përbërja e pronës:

4 (katër) dhoma, kuzhinë, 1 (një) tualet dhe ballkon.

Vendodhja e pronës:

Rruga “Skënderbej”.

Ofrohet për qira një apartament komod, me sipërfaqe 163.48 m², i ndodhur në pallatin nr.6/1, kati i I-rë (parë) në rrugën “Skënderbej”, Tiranë.   Apartamenti ka në përbërje të tij: katër dhoma, një kuzhinë, tualet dhe ballkon.
Apartamenti ka të instaluar kondicioner në secilën nga dhomat, për ngrohjen dhe ftohjen e ambienteve. Gjatë stinës së dimrit ofrohet ngrohja nga sistemi qëndror me kaldajë . Gjithashtu furnizimi me ujë ofrohet falas.

Ёshtë me rëndësi të përmendim mirëmbajtjen e godinës dhe apartamentit nga ana e DSHTD-së dhe zonën e qetë e të sigurt ku është e lokalizuar godina.