Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Shofer

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME
DREJTORIA E SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK

NJOFTIM 

“Për shpalljen e vendeve të lira të punës në Drejtorinë e Shërbimit të Trupit Diplomatik”

Në zbatim të Ligjit Nr. 7582, datë 13.07.1992 ”Për ndërmarrjet shtetërore”, Ligjit nr.7961 datë 12.07.1995, Kodi i Punës i RSH-së dhe Kontratës Kolektive të Punës, Drejtoria e Shërbimit të Trupit Diplomatik, shpall njoftimin për pozicionin e lirë të punës Shofer në sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Administrimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse në DSHTD.

  Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm.
  2. Të ketë një patentë të vlefshme të klasit B.
  3. Të ketë eksperiencë pune 2- vjeçare.

Të interesuarit duhet të paraqesin këto dokumenta:

  1. Kërkesë
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomën e arsimit të kryer
  4. Fotokope të kartës së identitetit

Kandidati duhet të paraqesë këto dokumenta në Zyrën e Sekretari Arkivës, pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Administrimit, në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse të DSHTD-së, brenda datës 2/11/2022.

Rruga “Skënderbej”-Tiranë, Tel/Fax: 4 2222756, www.dshtd.gov.al, [email protected]

Postime te tjera